TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2025, 19:46

Plagosi të dashurin e së ëmës me thikë, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Plagosi të dashurin e së ëmës me thikë, arrestohet
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Tiranës ka arrestuar 24-vjeçarin Aleksi Peto, i cili plagosi me thikë 53-vjeçarin Edi Rrapaj, pasi e pa duke u shoqëruar me nënën e tij.

Pas ngjarjes, i riu u largua nga banesa e tij në Yzberisht, duke u arrestuar vetëm pak orë më vonë.

Ndërkohë, 53-vjeçari Edi Rrapaj u dërgua në spital pas goditjes me thikë ku iu nënshtrua edhe një operacioni. Rrapaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht, policia dyshoi se 53-vjeçari ishte dëmtuar vetë, por rezultoi se ishte qëlluar me thikë gjatë një konflkti brenda një shtëpie. Autori i ngjarjes rezulton të jetë djali i gruas, me të cilën i plagosuri kishte lidhje sentimentale prej disa kohësh, pasi ajo ishte e divorcuar me babain e tij.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë private në Yzberisht. Në momentin që djali Aleksi Peto, ka hyrë në oborr dhe i ka parë bashkë, ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar 1 herë.

“Plagosi me mjet prerës një 53-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Strukturat e DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se në Yzberisht, është dëmtuar një shtetas me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit, shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi më herët policia.

Lini një Përgjigje