TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2025, 19:29

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Orikum të Vlorës. 

29-vjeçari Sildi Velaj ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri për motive banale. Sipas policisë, shtetasi Qerim Bello ka plagosur me armë zjarri 29-vjeçarin, ndërsa ky i fundit është transportuar menjëherë drejt spitalit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në Orikum.Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes. 

"Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar", njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje