
Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur me mbi 863 mijë euro cash.
Gjatë një kontrolli nga policia, 46-vjeçari u kap me mbi 200 mijë euro të fshehura në makinën e tij në pako me vakum me kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.
Oficerët e policisë i sekuestruan paratë, duke marrë në konsideratë origjinën e mundshme të paligjshme të shumës ndërsa kanë vijuan kontrollin e shtëpisë në Lecce të Italisë.
Ata gjetën një shumë parash rreth 633.850 euro të fshehura në një gardërobë të ndarë në “pako” kartëmonedhash të prerjeve të ndryshme. Në total u sekuestruan mbi 863.000 euro.
46-vjeçari me origjinë shqiptare u arrestua për pastrim parash dhe për trasport të sendeve me vlerë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar.
Lini një Përgjigje