TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2025, 15:17

U arrestua si bashkëpunëtor në ngjarjen e Astirit, çfarë e tradhtoi 36-vjeçarin që u kap sot nga policia

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua si bashkëpunëtor në ngjarjen e Astirit,

Një gjurmë papilare e lënë në banesën ku u mbaj e mbyllur 21-vjeçarja Sajma Qordja, tradhtoi Ermal Binjakun, emri i të cilit ishte në listën e 6 personave të kërkuar prej 9 janarit.

Sipas policisë, ai u arrestua pasi akuzohet se i hoqi lirinë 21-vjeçares, e cila u mbyll me çelës në banesën ku tre vajza dhe gjashtë të rinj festuan me drogë dhe alkool dhe më pas u larguan duke mbyllur njërën prej tyre.

Emri i Binjakut nuk u bë publik nga policia, ndërsa e reja vuri në lëvizje RENEA-n dhe policinë e cila denoncoi në gjendje halucinante dhe kërkoi ndihmë duke pretenduar se ishte rrëmbyer çka solli edhe ndërhyrjen e forcave të policisë.

Binjaku iu shtua më vonë listës pas konfirmimeve të policisë shkencore që deklaroi se gjurma papilare provon se ai ka qenë në të njëjtën festë bashkë me Joni Sadikaj, Skerdi Sinën, Ogert Alinë, Arnold Jahon dhe Anduel Alinë.

Arrestimi i tij u krye në zonën e Laprakës nga patrullat gjatë kontrollit të automjeteve.

Hetimet tregojnë se gjashtë djem dhe tre vajza u bënë bashkë në zonën e Astirit, në një banesë të siguruar përmes “Booking”. Situata doli jashtë kontrollit pasi 21-vjecarja pësoi kriza paniku dhe kur policia ndërhyri e gjeti në banesë në gjendje të rëndë emocionale. Policia gjeti në banesë armë dhe pjata me gjurmë kokaine.

Grupi i hetimit disponon dëshmitë e tre vajzave, që tregojnë se si festuan në grup. Në shkresa gjendet edhe rrëfimi i 21-vjeçares që tregon se si ishte trembur nga djemtë me armë.

Lini një Përgjigje