TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2025, 12:52

Armë, drogë dhe municion luftarak, arrestohen babë e bir në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Armë, drogë dhe municion luftarak, arrestohen babë e bir në
Pamjet nga arretimi

Babë e bir janë arrestuar nga policia e Tiranës gjatë mesnatës.

Në kuadër të operacionit “Midnight” u arrestuan shtetasit R. Z., 37 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe B. Z., 65 vjeç, (babai i shtetasit R.Z), për veprën penale ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, gjatë kontrolleve rutinë, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin R. Z., në të cilin kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi të dyshuar lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, me peshë totale rreth 36 gramë.

Ndërsa babai i 37-vjeçarit, shtetasi B. Z., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të hedh lëndën narkotike në lavaman dhe të hedhë nga ballkoni armën e zjarrit.

Lini një Përgjigje