TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2025, 17:42

Sherr me thika në kryeqytet, plagoset një 53-vjeçar!

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me thika në kryeqytet, plagoset një 53-vjeçar!

Një 53-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mesditën e sotme në Tiranë në zonën e Yzberishtit pas një konflikti për motive të dobëta.

I plagosuri ka qenë në gjendje të dehur dhe është transportuar në spital me urgjencë. Aktualisht mësohet se i 53-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia fillimisht dyshoi të jetë dëmtuar vetë, por pasi sqaroi dinamikën, rezultoi se ishte qëlluar me thikë nga një 24-vjeçar gjatë një konflkti.

Autori i ngjarjes rezulton të jetë djali i një gruaje me të cilën burri kishte lidhje sentimentale prej disa kohësh, pasi ajo ishte e divorcuar me babain e tij.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë private në Yzberisht, në momentin që djali ka hyrë në oborr dhe i ka parë bashkë. Ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar 1 herë.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës një  53-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Strukturat e DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se në Yzberisht, është dëmtuar një shtetas me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobta menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit si  dhe dokumentimin e plotë ligjor  të ngjarjes.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë  identifikimi i autorit, shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje