TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Janar 2025, 18:17

19-vjeçari shqiptar i zhdukur prej 4 ditësh, policia londineze: Gjetëm telefonin disa km larg vendbanimit

Shkruar nga Pamfleti
19-vjeçari shqiptar i zhdukur prej 4 ditësh, policia londineze:
Rogers Cena

Një 19 vjeçar shqiptar është zhdukur në rrethana misterioze në Peckham të Anglisë. Në jug-lindje të Londrës, Peckham njihet si një zonë problematike dhe me kriminalitet të lartë.

19-vjeçari Rogers Cena është raportuar i zhdukur që prej datës 22 janar 2025.

Sipas policisë angleze, ditën që është parë për herë të fundit, i riu kishte thënë se do të shkonte në dyqanin lokal rreth orës 15:17 të mërkurën e 22 janarit. Që atëherë, nuk është parë më.

Një njoftimin e policisë, thuhet se Roger ka humbur telefonin e tij, i cili është gjetur në Waltham Cross, një zonë e panjohur për të.

“Jo vetëm që ky është një i ri jashtëzakonisht i cenueshëm, por telefoni ishte i vetmi mjet që ai kishte për të kontaktuar familjen e tij", shprehen ata.

Babai i tij shprehet se është konfuz se përse i riu vazhdon të shfaqet në zona të ndryshme, teksa thekson që është një djalë i urtë.

Për herë të fundit, 19-vjeçari u pa i veshur me një xhup të errët dhe kapuç gri, raportojnë mediat angleze.

Policia bën apel që kushdo që e ka parë të kontaktojë me ta.

Lini një Përgjigje