Kontejnerët e mbetjeve në Labinot fushë, në Elbasan janë përfshirë nga zjarri pak minuta më parë. Zjarri është përhapur shumë dhe ka dalë jashtë kontrollit gjë që ka kërkuar ndërhyrjen e Forcave Zjarrfikëse, për vendosjen në kontroll të flakëve.
Aktualisht mësohet se shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.
Në vendngjarje gjithashtu ndodhet edhe policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrvënies.
Në përditësim...
Lini një Përgjigje