
29-vjeçari Sildi i cili mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka është qëlluar në pjesën e kraharorit dhe legenit. I riu i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pasi ka pasur hemorragji.
Ndaj 29-vjeçarit Sildi Velaj është qëlluar 10 herë me armë. Të shtënat u dëgjuan mbrëmjen e sotme pranë një karburanti në Orikum, teksa Qerim Bello plagosi të riun për motive banale.
Konflikti mes dy personave ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit, ndërsa autori është shpallur në kërkim nga policia.
"Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Qerim Bello ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sildi Velaj., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje