
Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Eduart Lamit.
Mësohet se zyrtarisht Lami akuzohet për armëmbajtje pa leje, por policia e dyshon për vrasjen e Lulzim Vishës.
Nga ana e saj Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg.
Ndërkohë, në gjykatën e Tiranës Eduart Lami ka deklaruar se nuk ka patur konflikte me viktimën.
“Nuk kemi pasur konflikt me familjen e viktimës. Në dijeninë time nuk kemi pasur asnjë debat apo përplasje. Nuk e di për pjesëtarë të tjerë të familjes nëse kanë pasur konflikte me dy vëllezërit Visha. Por unë personalisht dhe nga ajo çfarë di unë nuk kemi pasur konflikte”, tha Eduart Lami.
Lini një Përgjigje