TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Janar 2025, 11:27

Shkrumbohet nga zjarri një apartament në Kukës, shkak dyshohet bombola e gatimit

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet nga zjarri një apartament në Kukës, shkak dyshohet

Një apartament në katin e pestë në njërin prej pallateve në lagjen nr.2 të qytetit të Kukësit u përfshi nga zjarri rreth orës 11:00 të kësaj të hëne.

Pavarësisht intensitetit, flakët e zjarrit për fat të mirë nuk u përhapen në banesat e tjera.

Dyshimet e para flasin se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një bombël e gazit e ndezur për gatim e cila nga shërbimet zjarrfikëse u gjet në ballkonin e apartamentit ku banonin tre persona, dy bashkëshortët dhe vajza. Për fat të mirë ata nuk kanë pësuar djegie apo dëme të tjera në trup.

Kjo e konfirmuar edhe nga ekipi i urgjencës së spitalit të Kukësit që ishte në vendngjarje.

Zjarrëfiksit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, i cili la pas dëme materiale.

Lini një Përgjigje