Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum të Vlorës.
Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu i plagosur ka mbetur 29-vjeçari Sildi Velaj, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
I plagosuri është dërguar drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar. Autori i ngjarjes dyshohet të jetë Qerim Bello, ku ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Ndërkohë për ngjarjen dy persona janë shpallur në kërkim. Policia bën me dije se kanë marrë pjesë dy persona, njëri prej tyre Qerim Bello, autori i ngjarjes, ndërsa personi i dytë mendohet se ka qenë drejtuesi i mjetit dhe ka ndihmuar Bellon të largohet nga vendi i ngjarjes.
Burime të grupit hetimor bëjnë me dije se ngjarja është zbardhur plotësisht dhe po punohet për arrestimin e autorëve.
10 plumba pistolete u qitën në drejtim të 29-vjeçarit, ndërkohe që 4 plumba e kishin prekur Silvi Velajn, i cili u transportua mbrëmjen e djeshme në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Lini një Përgjigje