TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Janar 2025, 10:59

U shiste drogë nxënësve pranë shkollave, kapet në flagrancë 41-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

U shiste drogë nxënësve pranë shkollave, kapet në

Një 41 vjeçar nga Durrësi i cili shiste lëndë narkotike pranë shkollave,  ka rënë në prangat e policisë.

Në momentin e kapjes, Elvis Babaliu ishte bashkë me 5 nxënës të një shkolle 9-vjeçare, të cilëve dyshohet se do t’iu shiste lëndë narkotike.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shitjes së dozave të kanabisit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Cleaning".

Gjatë operacionit, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 41 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj 41-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis. Në momentin e kapjes, 41-vjecari ishte bashkë me 5 nxënës të një shkolle 9-vjeçare, të cilëve dyshohet se do t’iu shiste lëndë narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje