TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Janar 2025, 11:06

Gjykata jep masën e sigurisë për Eduart Lamin, Prokuroria nuk përmend vrasjen e Lulzim Vishës

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata jep masën e sigurisë për Eduart Lamin, Prokuroria nuk
Lulzim Visha

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Eduart Lamin.

Masa ndaj tij është kërkuar vetëm për akuzën e “armëmbajtjes pa leje” dhe nga prokuroria nuk është përmendur ekzekutimi i Lulzim Vishës.

I dyshuari Lami nuk ka dhënë asnjë deklarim në sallën e gjyqit.

Eduart Lami u arrestua pasi në banesën e tij u gjet një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sëpatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e shtëpisë u gjetën edhe 4 gëzhoja arme.

Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim djalin e xhaxhait të Eduart Lamit, Ervis Lamin, person me rekorde kriminale, i njohur si bashkëpunëtor për arratisjen nga burgu i Drenovës i 7 të dënuarve, më 23 nëntorit 2013, në mesin e të cilëve edhe Admir Tafili.

Policia e Tiranës po i heton dy kushërinjtë edhe si autorë të dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit Lulzim Visha. Mësohet se viktimës dhe disa prej anëtarëve të familjes Lami ka pasur një sherr për pronat. Aktualisht, kjo është pista kryesore e hetimeve të policisë për zbardhjen e vrasjes. Ndërsa si pistë tjetër po hetohet një çështje hasmërie. Pasi në vitin 1997, vëllai i Lulzim Vishës vrau me armë një person, dënim të cilin e ka shlyer. 

Lini një Përgjigje