TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Janar 2025, 10:58

Trafikonte armë për grupet kriminale, i riu shqiptar strehohej në një hotel në Kolumbi; tentoi të arratisej kur ndërhyri policia

Shkruar nga Pamfleti

Trafikonte armë për grupet kriminale, i riu shqiptar strehohej në

Almir Gjidiaj, 33 vjeç, është arrestuar në Kartagjenë nga policia kolumbiane.

33-vjeçari nga Tropoja ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet nga GJKKO si pjesëtar i një organizatë kriminale për trafikim të armëve.

Mësohet se Gjidiaj ishte akomoduar në një hotel të njohur në ishujt Rosario.

Kur policia ka ndërhyrë për ta arrestuar, 33-vjeçari ka tentuar që të arratiset, por është kapur në oborrin e hotelit.

Pas shkëmbimit të informacioneve me Interpol u zbulua se ai kërkohej nga Shqipëria, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e akuzon si pjesëtar të një organizate kriminale për trafikimin e armëve.

Roli i tij kryesor ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kolumbiane, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 33-vjeçarit në Shqipëri.

 

Lini një Përgjigje