TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shkurt 2024, 15:51

Tjetër vetëvrasje në vend, 63-vjeçari nga Fieri i jep fund jetës me fotoksinë

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër vetëvrasje në vend, 63-vjeçari nga Fieri i jep fund

Një tjetër qytetar i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë. Pas dy grave që u ndanë nga kjo botë në mënyrë tragjike, sot i ka dhënë fund jetës në të njëjtën mënyrë një 63-vjeçar nga Fieri.

Sipas policisë, 63-vjeçari nga fshati Kuman dyshohet se ka konsumuar fokoksinë në banesën e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar provat ligjore për rrethanat e rastit.

“Në spitalin rajonal të Fierit ka humbur jetën shtetasi H. L., 63 vjeç, banues në fshatin Kuman, pasi dyshohet se në banesën e tij ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”, njofton policia.

fier vetëvrasje

Lini një Përgjigje