TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shkurt 2024, 12:15

“Kamerat i vuri se ishte xheloz”, flet nëna e 34-vjeçarit: Nusja donte ta fuste në burg

Shkruar nga Pamfleti

“Kamerat i vuri se ishte xheloz”, flet nëna e

Nëna e Asqer Mandrit pranon se djali i saj vendosi kamera në shtëpi për të monitoruar gruan, pasi ishte xheloz.

Në një intervistë për mediat, nëna e 34-vjeçarit u shpreh se djali i saj nuk ka ushtruar dhunë.

“Djali ka një vit që është emigrant në Gjermani. U kthye para dy javësh. Nusen nuk e rrahu, por vetëm e shtyu”, tha ajo.

Sipas saj, gruaja kishte planifikuar arrestimin e Mandrit.

“Ajo ka bërë plan ta fuste në burg. Nusja e tradhtonte”, pretendon ajo.

 

Lini një Përgjigje