
Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Tiranë ku një 34 vjeçar mbante të mbyllur gruan me banesë dhe e ruante me kamera.
I arrestuari, Asqeri Mandri dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Prej pak kohësh ishte kthyer nga Gjermania. Pas kthimit kishte shfaqur shenja dhune ku nisi të rrihte bashkëshorten e tij, e izoloi dhe e monitoronte me kamera.
Ky është rasti i dytë i izolimit të gruas në banesë që ndodh brenda pak kohësh në Tiranë. Më 26 janar një tjetër rast u zbulua në Selitë, ku 35-vjeçari Jetnor Zh., mbante të mbyllur gruan, nënën dhe fëmijët, si edhe i vëzhgonte me kamera e ushtronte dhunë fizike ndaj tyre.
Lini një Përgjigje