TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shkurt 2024, 10:05

Tjetër çmenduri në Tiranë! Mbyllte gruan në banesë, e dhunonte dhe e ruante me kamera, arrestohet 34-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër çmenduri në Tiranë! Mbyllte gruan në

Një tjetër rast i rëndë dhune në familje ka ndodhur në Tiranë, ku një 34-vjeçar mbante të mbyllur në banesë gruan dhe dhunonte.

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi mbyllte gruan e tij në banesë dhe kishte instaluar kamera për ta vëzhguar. 

Asqeri Mandri mësohet se kishte vendosur kamerat brenda banesës së tij për të monitoruar lëvizjet e saj.

Sipas policisë, i riu ushtronte edhe dhunë ndaj gruas, ndërkohë që monitoronte gjatë gjithë kohës lëvizjet e saj, nëpërmjet kamerave të instaluara në banesën, që ndodhet në zonën Kodër Institutit.

Siç shihet në foto, dallohen tre kamera të instaluara brenda në banesë me të cilat vëzhgonte gruan. 34-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Mësohet se 34-vjeçari ishte kthyer nga Gjermania prej pak kohësh. Pas kthimit ai kishte shfaqur shenja dhune ku nisi të rrihte bashkëshorten e tij, e izoloi dhe e monitoronte me kamera.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, në monitorimin e kamerave që i kishte instaluar brenda në banesë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj", thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se një tjetër rast i ngjashëm shokues u zbulua në zonën e Selitës pak javë më parë, ku 34-vjeçari Jetnor Zhaboli mbante mbyllur të monitoruar me kamera nënën, bashkëshorten dhe fëmijën e tyre prej 1 viti e gjysmë.

Gjatë kohës që nuk ndodhej në shtëpi, ai i monitoronte me kamera dhe u bllokonte valët e telefonit, në mënyrë që të mos kishin mundësi të komunikonin me njeri.

Prej fillimit të marrëdhënies ka qenë xheloz dhe kontrollues, por me kalimin e kohës u bë edhe më shumë.

Ai kishte instaluar kamera në çdo cep të banesës madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet dhe i monitoronte nga celulari, kur nuk ishte në banesë.

Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres bashkëshortes së tij e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.

Këtë dhunë e përjetonte edhe nena e tij e cila ishte e pafuqishme për të kundërshtuar të birin dhe për të mbrojtur nusen dhe nipërit.

grua banese kamera cmenduri n tirane arrestim

Lini një Përgjigje