TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shkurt 2024, 17:11

E rëndë në Tropojë, vritet me armë zjarri 20-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Tropojë, vritet me armë zjarri
Foto ilustruese

Një 20-vjeçar është vrarë aksidentalisht me armë zjarri në Tropojë ndërsa autori është vënë në pranga nga policia.

Mesditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë marrë informacion se në fshatin Kepenek, kishte humbur jetën shtetasi E. H., 20 vjeç, banues në Tropojë, si pasojë e plagëve të shkaktuara nga armë zjarri.

Nga veprimet e shpejta hetimore rezultoi se shtetasi G. N., gjatë gjuetisë, dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar me armë zjarri, shtetasin E. H., i cili ka humbur jetën.

Gjatë kontrollit në zonë është gjetur dhe është sekuestruar 1 armë zjarri pushkë gjysmë automatike dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë shoqëruan në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin G. N., 38 vjeç, banues në fshatin Viçidol, Tropojë dhe në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi i tij.

Në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

tropoje vrasje arme

Lini një Përgjigje