TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shkurt 2024, 14:23

Bunkerë të fshehtë për kokainën, publikohen pamjet e operacionit të SPAK kundër trafikantëve shqiptarë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Bunkerë të fshehtë për kokainën, publikohen pamjet e

Një megaoperacion antidrogë i Eurojust, Prokurorisë së Firences dhe SPAK çoi në shkatërrimin e një rrjeti ndërkombëtar të shpërndarjes së kokainës në Evropë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë.

Në kuadër të operacionit “Muratori”, i cili është ende në vijim u lëshuan 83 urdhër-arreste në disa shtete, si Itali, Spanjë dhe Holandë vende ku është zhvilluar aktiviteti kriminal si dhe u sekuestruan qindra llogari bankare të bosëve të drogës.

Pamjet e operacionit të shpërndara nga policia italiane tregojnë format nga më të ndryshmet të përdorura nga trafikantët për të fshehur lëndën narkotike, që nga shtëpitë e barit tek bunkerët.

Gjatë hetimeve janë zbuluar bunkier për fshehjen e lëndëve narkotike, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme droge si kokainë, heroinë, hashash e mariuanë, por edhe armë zjarri.

Operacioni është kryer edhe në Shqipëri nën drejtimin e prokurorit të SPAK Vladimir Mara.

spak trafikantët shqiptarë

Lini një Përgjigje