
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi është denoncuar nga një 19-vjeçare.
Në kallëzimin e saj në polici, 19-vjeçarja ka deklaruar se 38-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht dhe ka tentuar ta marrë me forcë në automjetin e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një shtetase 19 vjeçe, se 38-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht dhe ka tentuar ta marrë me forcë, në automjetin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje