TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shkurt 2024, 11:24

Trafik armësh dhe eksplozivësh Kosovë-Shqipëri, goditet grupi kriminal; sekuestrohen 46 kg tritol, zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti
Trafik armësh dhe eksplozivësh Kosovë-Shqipëri, goditet
Drejtori i Policisë Vendore Tiranë, Tonin Vocaj në një konferencë për shtyp

Policia e Tiranës ka sekuestruar 46 kilogramë tritol në një operacion që goditi një grup kriminal nga Kosova, i cili trafikonte lëndë eksplozive drejt vendit tonë.

Policia ka arrestuar tre persona nga Gjilani, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç.

Drejtori i Policisë Vendore Tiranë, Tonin Vocaj, në një konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e forcave të rendit.

Ai ka bërë me dije se eksplozivi ishte i destinuar të përdorej nga grupet kriminale, ndërsa tha se u arrestuan tre persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, të gjithë të kombësisë kosovare.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, i DVP Tiranë, pas një pune hetimore 4-mujore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke përdorur metoda speciale të hetimit, bëri të mundur goditjen e një grupi kriminal nga Kosova, që kryente trafikim armësh dhe lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Si rezultat i mirorganizmit të punës në kuadër të operacionit policor të koduar “THE SAME”, më datë 04.02.2024, në afërsi të urës së Gjolës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira, 25 vjeç dhe Shkelqim Halabaku, 27 vjeç, të tre banues në Gjilan.

Në kuadër të këtij hetimi, u shpallën në kërkim edhe 2 shtetas kosovarë. Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg”, tha kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat.

tonin vocaj operacioni i policisë sekuestrohen tritol

Lini një Përgjigje