TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shkurt 2024, 10:45

Aksident i rëndë në Krujë, gjyshi përplas për vdekje me makinë mbesën e mitur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Krujë, gjyshi përplas për

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mallkuc të Krujës.

Mësohet se gjyshi, Martin Kaci, duke ecur indietro me makinë ka përplasur mbesën e tij të mitur, e cila ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve të para vajza ishte rreth 1 vjeç e gjysmë. Ngjarja ndodhi në oborrin e banesës së tij.

“Krujë/Informacion paraprak: Më datë 05.02.2024, në Mallkuç, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ka aksidentuar mbesën e tij të mitur, dy vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë së Krujës.

aksident krujë

Lini një Përgjigje