TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shkurt 2024, 21:40

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, makina përfundon në lumin Shkumbin; 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, makina përfundon

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur për rreth 30 metra në vendin e quajtur kthesa e Dragostunjës në Librazhd.

Mësohet se një makinë ka përfunduar në lumin Shkumbin dhe nga raportimet paraprake dyshohet se 1 person ka humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Meglind Kristo Zeneli 07.06.2003 (drejtuesi i mjetit)

Gerald Agim Verçani15.052005 (pasagjer)

Janikos Jorgo Shyti15.09.2004 (pasagjer)

Dorian Fatmir Belba(pasagjer) viktimë ka ndërruar jetë.

Të gjithë të aksidentuarit janë nga fshati Qukës-Shkumbin, nga Bashkia Prrenjas.

Nuk dihet ende si paraqitet gjendja shëndetësore e të plagosurve.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi tej normave, dhe ka humbur kontrollin në një kthesë.

Pasi ka dalë jashtë rrugës automobilistike ka rënë nga lartësia duke u rrokullisur dhe përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore.

 

aksident elbasan librazhd makina lumi shkumbin

Lini një Përgjigje