TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shkurt 2024, 18:08

Aksidenti i rëndë në Korçë, policia jep detaje: Humb jetën një person, plagosen 5 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti i rëndë në Korçë, policia jep detaje: Humb

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në afërsi të fshatit Belorta në Korçë, ku 2 makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Sipas raportimeve të para dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën dhe për pasojë njëra ka përfunduar në kanal në anë të rrugës.

Policia bën të ditur se makina tip "Hyundai" me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin V. M.

Sipas policisë rrugore njeri nga mjetet ka kryer një manovër të gabuar duke sjellë dhe përplasjen kokë me koke të të dy mjeteve, duke lënë të plagosur 6 persona, njëri prej të cilëve ka gjetur vdekjen pas pak minutash.

Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë me kaq shumë të plagosur e një viktimë.

Viktima është Elvis Mizaku, 36 vjeçar nga fshati Rov i bashkisë së Maliqit ndërkohë që dyshohet se në këtë aksident të lënduar dhe fëmijë.

"Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, 36-vjeçari E. M., dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit tip “Hyundai” shtetasin K. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit", njofton policia.

Duhet thënë se segmenti rrugor nga Dishnica deri në Plasë mbetet burim aksidentesh madje dhe me viktima, e gjithë kjo vjen për shkak të mungesës së sinjalistikes rrugore dhe ndriçimit në kryqëzimet e këtij segmenti që e për policinë janë “njolla të zeza”

aksident korce detaje policia 5 te plagosur 1 i bllokuar

Lini një Përgjigje