TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shkurt 2024, 13:32

I bëri atentat ish-deputetit të PS, arrestohet në Kurbin 30-vjeçari i shumëkërkuar

Shkruar nga Pamfleti
I bëri atentat ish-deputetit të PS, arrestohet në Kurbin
Armando Prenga

Policia ka arrestuar 30-vjeçarin Fatbardh Ismaili i kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë ndaj ish deputetit të PS, Armando Prenga.

Në maj të 2023, 30-vjeçari qëlloi me armë zjarri drejt Armando Prengës, ish-deputeti socialist, incident ky i ndodhur gjatë numërimit të votave në maj të vitit të kaluar.

"Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit” për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim edhe me Forcat Kombëtare të Sigurisë (FKS) bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen në fshatin Gurëz, njësia administrative Fushe Kuqe, Kurbin, të një personi në kërkim, është organizuar puna operacionale ku si rezultat u kap dhe u ndalua shtetasi F. I. 30 vjeç, banues në Fushe Kuqe, Kurbin.

30-vjeçari ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë me vendim penal datë 25.05.2023, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve.”, njofton policia.

Si ndodhi atentati ndaj Armando Prengës?

Ish-deputeti socialist Armando Prenga më 17 Maj 2023 i ka shpëtuar një atentati me armë në aksin Laç-Patok. Ishte vetë Prenga që ka njoftuar policinë dhe ka bërë denoncimin se u qëllua tre herë me pistoletë teksa ecte me makinë nga një tjetër mjet në lëvizje. 

Ngjarja dyshohet se e ka zanafillën një ditë më parë (16 Maj 2023) në një konflikt gjatë numërimit të votave në KZAZ 15 Kurbin aty ku u përplasën vëzhguesit mes të cilëve ishte dhe babai i autorit Islam Ismaili si vëzhgues i ‘Bashkë Fitojmë’, por me profesion avokat.

Sherri në KZAZ nisi për dy vota të kontestuara deri në përplasje fizike mes vëllait të Armando Prengës, Arben Prenga dhe Islam Ismailit duke u përfshirë edhe të tjerë përfaqësues të partive. Avokati Ismaili ka bërë kallëzim në polici se Prenga dhe komisioneret e PS e kanë goditur me grushte duke i ndarë policia e cila nuk ka shoqëruar asnjë nga personat e përfshirë në konflikt. Ngjarje e filmuar nga kamerat e KZAZ. Sipas dëshmisë së dhënë nga Islam Ismaili ai është kërcënuar teksa ishte duke pirë kafe që të mos merrej me fushatë se do të ketë pasoja.

fatbardh ismaili armando prenga

Lini një Përgjigje