TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Shkurt 2024, 12:47

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 22-vjeçari në Rrëshen

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për trafik të lëndëve narkotike është arrestuar në Mirditë.

22-vjeçari akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Uniformat blu bëjnë me diej se ndaj të riut shqiptar, drejtësia italiane kishte vendosur masën ‘arrest me burg’ në nëntor të vitit që lamë pas.

Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

"Gjatë kontrolleve të bëra në një banesë në Rrëshen, efektivët kanë kapur dhe arrestuar në mënyrë provizore me qëllim ekstradimi, shtetasin G. J. 22 vjeç, banues në Mirditë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi, Gjykata e hetimeve paraprake në Milano, Itali, me vendim penal të datës 03.11.2023, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg", i akuzuar për veprat penale “Organizatë kriminale" dhe "Trafikim i lëndëve narkotike' kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet e Kodit Penal Italian", njofton policia.

arrestohet 22 vjeçari mirditë

Lini një Përgjigje