
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Sarandë-Delvinë ku një automjet ka dalë nga rruga.
Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Gjinos”.
Të plagosura ka mbetur drejtuesja dhe pasagjerja, konkretisht Anisa Zervoi 32 vjeç dhe Evelina Shehu, 49 vjeç.
Mësohet se janë transportuar me autoambulancë në urgjencën e spitalit të Sarandës ku po marrin ndihmën e parë.
32-vjeçarja Zervoi ndodhet në gjendje më të rëndë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Lini një Përgjigje