TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shkurt 2024, 09:55

Ishin bllokuar te “Maja e Çardakut”, shpëtohen pas 12 orësh 5 alpinistët në Bogë (Pamjet)

Shkruar nga Pamfleti

Ishin bllokuar te “Maja e Çardakut”, shpëtohen pas 12

Një grup alpinistësh është shpëtuar pas 12 orësh nga Policia e Shkodrës.

Sipas policisë, ata kishin mbetur të bllokuar prej terrenit malor në Bogë të Malësisë së Madhe, pasi njëri prej tyre kishte dëmtuar këmbën.

“Pas 12 orësh operacion kërkim-shpëtimi, në kushte të vështira atmosferike dhe gjeografike, Policia ndihmon një grup alpinistësh të cilët kishin mbetur të bllokuar në një terren malor pasi njëri prej tyre e kishte të pamundur lëvizjen sepse kishte dëmtuar këmbën.         

Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, u krye nga Policia Alpine e Forcave Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe me Emergjencat Civile, si dhe një grup vullnetarësh. Rreth orës 16:50, të datës 04.02.2024, është marrë njoftim se një grup prej 5 alpinistësh shqiptarë  kishin mbetur të bllokuar gjatë eksplorimit, në vendin e quajtur “Maja e Çardakut”, Bogë, pasi njëri prej tyre kishte dëmtuar rëndë këmbën.     

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi dhe pas 12 orësh kërkime gjatë natës dhe gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, është bërë e mundur gjetja dhe shpëtimi i grupit të alpinistëve. 26-vjeçari që kishte dëmtuar këmbën është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia për rastin.

shpëtohen pas 12 orësh 5 alpinistët në bogë

Lini një Përgjigje