
Zbulohen autorët e ngjarjes të ndodhur në zyrën noteriale në rrugën “Perlat Rexhepi”, ku shpërheu lëndë plasëse 5 ditë më parë.
Operacionioni i koduar “POROSIA” bëri të mundur kapjen e tre prej autorëve të ngjarjes.
Tre prej autorëve të ndaluar janë Real Zefi 33 vjeç banues në Shkodër, Korrado Katana 33 vjeç banues në Durrës dhe Eno Flamuraj 36 vjeç banues në Korçë.
Këta persona pasi vendosën sasinë e lëndës plasëse në zyrën noteriale, u larguan me motomjetin e shtetasit Eno Flamuraj. Më pas e kanë braktisur në Liqenin e Farkës, e janë larguar me automjetin tip “Audi” të shtetasit Korrado Katana.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar edhe të ngjarjes së ndodhur në datën 05.10.2023 në rrugën “Prokop Mina”, ku në lokalin e një shtetasi ishte vendosur lëndë eksplozive. Në bazë të hetimeve të deritanishme policore dyshohet se këta persona e kanë vendosur lëndën plasëse kundrejt një pagese.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zyrën noteriale janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë, që dyshohet se janë të përfshirë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Po më datë 04.02.2024, nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, u finalizua operacioni policor i koduar “POROSIA”, në kuadër të të cilit u dokumentua me prova ligjore ngjarja e ndodhur më datë 30.01.2024, në një zyrë noteriale në rrugën “Perlat rexhepi”, ku ka shpërthyer lëndë plasëse.
Në kuadër të këtij operacioni, u ndaluan shtetasit:
1. Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër;
2. Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës;
3. Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë.
Gjithashtu u shpallën ne kërkim 2 shtetas.
Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 30.01.2024, kanë vendosur sasi lënde plasëse në një zyrë noteriale dhe pas ngjarjes, autorët kanë lëvizur me motomjetin e shtetasit Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të shtetasit Korrado Katana.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 05.10.2023, në rrugën “Prokop Mima”, ku në lokalin e shtetases Sh. Gj., është vendosur një sasi lënde eksplozive.
Nga veprimet hetimore të deritanishme ka rezultuar se këta shtetas e kanë vendosur lëndën eksplozive, kundrejt pagesës. Vazhdon puna hetimore dhe gjurmuese për zbulimin dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të porositësve.
Lini një Përgjigje