TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shkurt 2024, 11:29

Tritoli i fshehur në kutitë e lëngjeve të frutave, dalin pamjet nga operacioni ku u sekuestruan 203 kallëpë eksploziv

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli i fshehur në kutitë e lëngjeve të frutave, dalin

Këto janë pamjet e operacionit të zhvilluar nga policia e shtetit ku u godit një grup kriminal që trafikonte armë dhe lëndë eksplozive nga Kosova drejt Shqipërisë. 

Si pasojë e operacionit, janë sekuestruar 203 kallëpë me lëndë plasëse tritol me peshë totale 46 kg, që siç shihet nga pamjet, ishin fshehur brnda kutrive të amitave. 

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj në një konferencë për shtyp dha detaje mbi kapjen e sasisë eksploziv nga Kosova në Tiranë.

Në pranga janë Rigon Maliqi, Lion Pira dhe Shkëlqim Halabaku, të tre banues në Gjilan, Kosovë dhe u shpallën në kërkim 2 kosovarë të tjerë.

Janë sekuestruar 203 kallëpe tritol, i destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale në Shqipëri dhe 3 telefona celular dhe 1 automjet. Më herët janë sekuestruar 4 armë zjarri pistoletë.

 

203 kallëpë eksploziv tritoli i fshehur në kutitë e lëngjeve

Lini një Përgjigje