
Janë publikuar fotot e dy prej të arrestuave si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që trafikonte eksploziv nga Kosova në Shqipëri të fshehura brenda kutive të lëngjëve të frutave.
Lion Pira dhe Shkëlqim Halabaku u arrestuan tek Ura e Gjolës.
Një grup i strukturuar kriminal nga Kosova të cilët kryenin trafikim armësh e lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë u godit nga policia e Tiranës më 4 shkurt 2024.
Operacioni u kodua “The same” në kuadër të të cilit u arrestuan 3 shtetas nga Gjilani i Kosovës, 2 të tjerë u shpallën në kërkim ndërsa u sekuestruan 203 kallëpe me lëndë plasësë të dyshuar tritol TNT, me peshë 46 kg të cilat ishin fshehur në kuti kartoni të lëngjeve me fruta.
Të arrestuar janë:
-Rigon Maliqi, 20 vjec
-Lion Pira 25 vjeç
-Shkëlqim Halabaku të tre banues në Gjilan të Kosovës
Lini një Përgjigje