TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shkurt 2024, 12:48

Shiste kanabis në lagjet e Fierit, arrestohet 28-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Shiste kanabis në lagjet e Fierit, arrestohet 28-vjeçari

Një 28-vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Fierit, pasi shiste doza kanabisi në lagjet e qytetit.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 18 doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, 2 celularë dhe një shumë parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky e shtetas siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, për t’i shitur në lagje të ndryshme të qytetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

kanabis fier arrestohet 28 vjeçari

Lini një Përgjigje