TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shkurt 2024, 13:02

Goditi me çekiç në kokë një 40-vjeçar në Selanik, arrestohet shqiptari në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Goditi me çekiç në kokë një 40-vjeçar

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet se ka goditur me çekiç një 40-vjeçar në Selanik.

34-vjeçari po procedohet për plagosje të rëndë, ndërsa pacienti ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Për të njëjtin rast është në kërkim edhe vjehrri 61-vjeçar i të akuzuarit.

Gjithçka ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, jashtë një picerie, ku dy palët e përfshira duket se janë zënë  më herët.

Për motive të dobëta, 61-vjeçari ka debatuar me 40-vjeçarin dhe në momentin që po dilte nga dyqani e ka kapur nga krahu.

Ndërsa po përlesheshin fizikisht, ka ndërhyrë 34-vjeçari, i cili goditi tre herë me çekiç në kokë 40-vjeçarin.

34-vjeçari u arrestua menjëherë, ndërsa vjehrri u arratis.

arrestohet shqiptari greqi

Lini një Përgjigje