
Operacioni antidrogë, Gjykata e Firences lëshoi 92 masa sigurie, ku 65 prej tyre janë shqiptarë...
Zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar në sajë të megaoperacionit të SPAK, në bashkëpunim me të kryer me EUROJUST dhe Interpol.
Është siguruar dosjen e prokurorisë italiane, në të cilën paraqiten emrat e shqiptarëve që tashmë ndaj tyre ka nisur procedimi penal në shtetit fqinj.
Të arrestuarit:
Kledion Muollari; Ervis Vangjeli; Elion Laçi; Kristian Ibrahimaj; Alban Mahilaj; Klaudia Sulejmani; Besmir Salajmaj; Gabriela Avduli; Francesko Doda; Altin Ymeraj; Erando Mara; Antonio Hoxha; Elsit Vera; Dritan Begaj; Marko Lisi; Ergys Leka; Fatmir Gjeçi; Astrit Lekaj; Surja Kapaj; Mark Malocaj; Alket Muca; Xhulio Kastrati; Elvis Kuçi; Klisman Cepele; Elton Kullolli; Pajtim Kullolli; Ergi Tomori; Manuel Mone; Alban Ramadani; Gjon Ndreu; Simon Myftari; Blerim Myftari; Lorenco Malaj; Bajram Malaj; Ani Kuçi; Spiro Petro; Emiljano Balla; Hektor Turcu; Armand Meço; Fael Xhelili; Renato Qevani; Emiljan Hoxha; Fabian Drini; Daniel Elezi; Ferdi Ndrejaj; Gjergj Ndrejaj; Amarildo Alla; Emiljano Alla; Eneo Abedini; Qamil Abedini; Endrit Çoku; Ervin Myftaraj; Indrit Kolgjokaj; Marçelo Gjaçi; Rinio Tasi; Prelë Kolnikaj; Arbri Xherahu; Lazer Pervataj; Vahit Luca; Rudina Macoraj; Kristjana Kolnikaj; Elis Meço; Endri Serkan.
Prokuroria e Posaçme bën me dije se në kuadër të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, janë sekuestruar pasuri në vlerën 5 milionë euro.
Ndërsa janë arrestuar 67 persona në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ndaj 12 të tjerëve në Itali janë marrë masa të tjera ndaluese.
Lidhur me këtë operacion, në Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri të paluajtshme.
Njoftimi i prokurorisë:
Me datë 05.02.2024 është finalizuar operacioni i koduar “Muratori”, i zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr.270 i vitit 2021, regjistruar për veprat penale të “Trafikimi i narkotikeve”, kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 28/4, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Hetimet e këtij procedimi penal janë kryer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore të krijuar ndërmjet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Firences, Seksioni Antimafia, Itali, me ndërmjetësimin e EUROJUST.
Autoritetet italiane dhe shqiptare kanë ndërmarrë veprime kundër një rrjeti të madh të trafikut të drogës, që vepron në të dy vendet. Me mbështetjen e Eurojust-it dhe Europol-it në një operacion në shkallë të gjerë, sot në datën 05.02.2024 u arrestuan 67 të dyshuar, në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë, dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe ndaj 12 të dyshuarve të tjerë u ndërmorën masa të tjera parandaluese në Itali. Rrjeti kryesisht trafikonte heroinë, kokainë, hashash duke përdorur makina me dysheme të dyfishtë ose ndarje të fshehta.
Vitin e kaluar, gjatë një operacioni kundër të njëjtit grup të krimit të organizuar u arrestuan në Shqipëri 21 shtetas shqiptarë. Ky operacion çoi gjithashtu në sekuestrimin e një sasie narkotikësh me vlerë prej 2.7 milionë eurosh.
Operacioni i sotëm ka çuar në sekuestrimin e pasurive në vlerën 5 milionë euro.
Në Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshme.
Dy oficerë të Europolit u vendosën në Shqipëri dhe Itali gjatë ditës së operacionit për të mbështetur autoritetet kombëtare me masat e tyre hetimore.
Operacioni i sotëm u krye në terren me kërkesë dhe me mbështetjen e autoriteteve të mëposhtme:
Itali: Zyra e Prokurorisë Publike të Firences; Korpusi i Karabinierëve me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme Italiane – Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor;
Shqipëri: Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK); Policia e Shtetit;
Agjensitë e zbatimit të ligjit të shtetit të Gjermanisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Lini një Përgjigje