
Operacion i përbashkët i Interpol, Europol, Eurojust, me ndihmën e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, çuan në ekzekutimin të 83 masave të sigurisë në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka bashkëpunuar me Interpol, Eurojust dhe Europol për një operacion ndërkombëtar kundër grupeve kriminale të trafikut të drogës.
Mësohet se Prokuroria e Firences në Itali ka lëshuar 83 urdhër-urdhër arreste, ku mes të cilëve përfshihen edhe shtetas shqiptarë. Mësohet se trafiku i drogës është kryer në Spanjë, Itali dhe Holandë ndërsa hetimet për këtë operacion kanë zgjatur prej 2 vitesh dhe janë ende në vijim.
Urdhër-arrestet u lëshuan nga Prokuroria Anti-Mafia e Firences.
Operacioni është në zhvillim e sipër për goditjen e një organizatë të trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali, Shqipëri dhe Bashkimin Europian. Drogat e trafikuara janë kokainë, heroinë, MDMA, hashash dhe marijuanë.
Operacioni ka nisur në orën 04.00 të mëngjesit në Itali dhe është zhvilluar në disa shtete europiane.
Hetimi ka nisur në vitin 2019 dhe ka të bëjë me trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali përmes anijeve që zbarkonin në Brindisi dhe nga Holanda përmes automjeteve me fund të dyfishtë.
Pritet të zbardhen të tjera detaje në orët në vijim.
Lini një Përgjigje