TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2024, 11:15

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, Zaçaj: Vendimi është duke u punuar

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, Zaçaj: Vendimi

Kryetarja Holta Zaçaj në një konferencë në ambientet e Gjykatës Kushtetuese ka bërë bilancin për vitin 2023.

Gjatë fjalës së saj kryetarja e Kushtetueses foli edhe për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë.

Zaçaj u shpreh se marrëveshja është në një rang më të ulët hierarkik në krahasim me Kushtetutën dhe Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ndaj juridiksioni i shtetit shqiptar mbi këto territorit që do të jepen në përdorim për shtetin Italian, mbetet.

“Vendimi po punohet. Do i përmbahem deklaratës për shtyp. Gjykata tha me bindje se shteti shqiptar vijon të ketë juridiksion. Nuk mohuam përgjegjësinë e shtetit shqiptar për zonat që jepen në administrim të shtetit italian. Juridiksioni që vjen nga Kushtetuta, vijon të mbetet dhe nuk vihet në diskutim.

A jemi ne të intimiduar’? Ne bëjmë përpjekje maksimale për të funksionuar në mënyrë hermetike. Kur jep vendime duhet të bazohesh në Kushtetueshmërinë e vendimit dhe jo për faktin se sa popullor është. Për ne është me rëndësi të punojmë të shohim Kushtetutën. Vlen të theksohet se Gjykata flet me vendime dhe është i vetmi zë që ka gjykata”, tha Zaçaj.



marrveshje emigrante rama meloni zacaj vendim

Lini një Përgjigje