Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj në një deklaratë për mediat të hënën bëri një bilanc të veprimtarisë së Kushtetueses për vitin 2023.
Zaçaj tha se Kushtetuesja ka pasur 452 kërkesa për shqyrtim përgjatë vitit të shkuar dhe nuk rezulton të ketë çështje të prapambetura.
E pyetur nga mediat lidhur me kërkesën për pagat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Zaçe u shpreh se i është bërë një kërkesë për të korrigjuar pagat brenda institucionit. Ajo sqaroi se shifrat për të cilat flitet lidhur me pagat e pretenduara nga gjyqtarët e Kushtetueses (paga prej 7 mln lekësh të vjetra) janë nxjerrë nga qeveria.
“I kemi bërë një kërkesë kuvendit për të korrigjuar pagat brenda institucionit të drejtësisë. Qëllimi ishte rivendosja e atij parimi të prishur gjatë reformës në drejtësi. Përtej pavarësisë, duhet të ketë ikur koha kur gjyqtari të jetë i intimiduar për të kërkuar pagën. Ne nuk kemi caktuar vlerën për pagën, shifrat janë nxjerr nga qeveria”, tha Zaçe.
Në shtator të 2023 Komisioni i Ligjeve ka miratuar rritjen e pagës për Gjykatën Kushtetuese duke e çuar pagën e kryetarit të kësaj gjykate 7,7 milion lekë, ndërsa rrogën e një anëtari 6.4 milion lekë, që përbën rrogën më të lartë në shtetin shqiptar.
Por kjo nisëm është shoqëruar me kritika nga opozita dhe vetë socialistët.
Fatmir Xhafaj i cili drejtoi Reformën në Drejtësi në emër të mazhorancës kritikoi hendekun e krijuar mes pagës së gjyqtarëve, pasi anëtarët e kushtetueses do të marrin dyfishin e pagës se një anëtari të Gjykatës së Lartë.
“Një gjyqtarë i Kushtetueses i bie të marrë 644 640 lekë dhe një i GJKKO që gjykon nga mëngjesi deri në darkë i bie të marrë 376 380 lekë. Nuk jam kundër rritjes së pagave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të kenë pagë më të lartë, por personalisht nuk e kuptoj si është ndërtuar e gjithë kjo, ky përpjesëtim kaq i madh dhe fakti që këta paskan një vështirësi të madhe në punë mbi këta që gjykojnë krimin, korrupsionin që hetojnë dhe gjykojnë edhe këta për korrupsion.”, tha Xhafaj.
Kundër kësaj rritje u pozicionua edhe Oerd Bylykbashi i cili udhëhoqi Reformën në Drejtësi në emër të Partisë Demokratike. Sipas Bylykbashit me këtë rritje të pazakontë të pagës, qeveria po blen gjyqtarët kushtetues.
Lini një Përgjigje