TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shkurt 2024, 09:52

Opozita paralajmëroi protestë, Gazment Bardhi mbledh grupin para nisjes së seancës plenare

Shkruar nga Pamfleti

Opozita paralajmëroi protestë, Gazment Bardhi mbledh grupin para

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi do të mbledhë deputetët demokratë disa orë para nisjes së protestës së paralajmëruar ditën e sotme.

Deputetët e opozitës do të mblidhen në orën 12:00 në sallën e grupit.

“Te nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 12:00, do te zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në sallën e grupit. Ju falenderoj!”, shkruhet në mesazhin që kreu i Grupit u ka dërguar deputetëve.

Mësohet se mbledhja është parashikuar që të nisë në orën 12:00. Kujtojmë se sot opozita do të mbajë një protestë para Kuvendit në orën 17:00, në një kohë kur brenda ka dhe seancë plenare.

Sakaq, opozitarët kanë si skenar të tyre prishjen e seancës plenare.

Megjithatë, numri i deputetëve të opozitës që lejohen të marrin pjesë në seancë është më i vogël, pasi 19 prej tyre janë përjashtuar.

Aksionin brenda sallës pritet ta udhëheqë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi të cilit i ka përfunduar masa ndëshkimore prej 10 ditësh jashtë parlamentit.

Dy ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të “Rithemelimit” u vendos që nga sot protestat të shtrihen në të gjithë vendin e të përdoret çdo mjet i mosbindjes civile kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministrit Edi Rama.

Por deri tani ky aksion duket se do të kufizohet vetëm tek demokratët e drejtuar nga Sali Berisha, pasi deputetët e Gazment Bardhit nuk do të marrin pjesë në këto protesta e po ashtu do të mungojnë edhe aleatët e PD-së.

gazment bardhi seanca plenare

Lini një Përgjigje