TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2024, 10:59

U arrestua për trafikim të miturish dhe pornografi, mjeku Dervish Hasi kërkon zbutjen e masës së sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua për trafikim të miturish dhe pornografi, mjeku Dervish Hasi

Mjeku Dervish Hasi, i cili u arrestua, nën dyshimin për trafikim të miturish dhe pornografi ka ankimuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 

Mësohet se mjeku ka kërkuar zbutjen e masës sigurisë.

Kujtojmë se Dervish Hasi akuzohet se ka shfrytëzuar seksualisht një të mitur, të cilën e prezantonte dhe si gruan e tij të katërt. Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera.

E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

 

dervish hasi pornografi trafikim te miturish

Lini një Përgjigje