
Një operacion i përbashkët i Interpol, Europol, Eurojust, me ndihmën e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, çuan në ekzekutimin në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë të 83 masave të sigurisë. Urdhër-arrestet u lëshuan nga Prokuroria Anti-Mafia e Firences.
Prokurori i SPAK Vladimir Mara ka dhënë detaje për goditjen e 4 grupeve kriminale që merreshin me trafikun e drogës në vendet e BE.
Në një dalje për mediat, ai ka theksuar se në kuadër të këtij operacioni, hetimet e të cilit kanë zgjatur 2 vite, në Shqipëri janë sekuestruar 200 llogari bankare dhe 30 shoqëri tregtare e pasuri të personave të përfshirë.
"Tashmë është e qartë që krimi i organizuar ka kaluar çdo lloj kufiri. Operacioni i sotëm tregon se pa një bashkëpunim, nuk mund të luftohet korrupsioni. Ishte një hetim i kryer nga Prokuroria e Firences dhe SPAK.
Është dokumentuar veprimtaria e 4 grupeve kriminale me shtrirje në të gjithë Europën. Paralelisht me hetimet penale janë hetuar pasuritë.
Janë sekuestruar në Shqipëri mbi 200 llogari bankare të personave të përfshirë në këtë aktivitet, 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluajtshme dhe pasuri të tjera të luajtshme. Këto janë pasuri që dyshohet se janë krijuar në sajë të veprimtarisë kriminale të trafikut të drogës. Të gjithë trafikantë të lëndëve narkotike drejt vendeve të BE”, tha mes të tjerash prokurori.
Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme bën me dije se në kuadër të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, janë sekuestruar pasuri në vlerën 5 milionë euro.
Ndërsa janë arrestuar 67 persona në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ndaj 12 të tjerëve në Itali janë marrë masa të tjera ndaluese.
Lidhur me këtë operacion, në Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri të paluajtshme.
Njoftimi i prokurorisë:
Me datë 05.02.2024 është finalizuar operacioni i koduar “Muratori”, i zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr.270 i vitit 2021, regjistruar për veprat penale të “Trafikimi i narkotikeve”, kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 28/4, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Hetimet e këtij procedimi penal janë kryer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore të krijuar ndërmjet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Firences, Seksioni Antimafia, Itali, me ndërmjetësimin e EUROJUST.
Autoritetet italiane dhe shqiptare kanë ndërmarrë veprime kundër një rrjeti të madh të trafikut të drogës, që vepron në të dy vendet. Me mbështetjen e Eurojust-it dhe Europol-it në një operacion në shkallë të gjerë, sot në datën 05.02.2024 u arrestuan 67 të dyshuar, në Shqipëri, Itali, Gjermani, Spanjë, dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe ndaj 12 të dyshuarve të tjerë u ndërmorën masa të tjera parandaluese në Itali. Rrjeti kryesisht trafikonte heroinë, kokainë, hashash duke përdorur makina me dysheme të dyfishtë ose ndarje të fshehta.
Vitin e kaluar, gjatë një operacioni kundër të njëjtit grup të krimit të organizuar u arrestuan në Shqipëri 21 shtetas shqiptarë. Ky operacion çoi gjithashtu në sekuestrimin e një sasie narkotikësh me vlerë prej 2.7 milionë eurosh.
Operacioni i sotëm ka çuar në sekuestrimin e pasurive në vlerën 5 milionë euro.
Në Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshme.
Dy oficerë të Europolit u vendosën në Shqipëri dhe Itali gjatë ditës së operacionit për të mbështetur autoritetet kombëtare me masat e tyre hetimore.
Operacioni i sotëm u krye në terren me kërkesë dhe me mbështetjen e autoriteteve të mëposhtme:
Itali: Zyra e Prokurorisë Publike të Firences; Korpusi i Karabinierëve me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme Italiane – Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor;
Shqipëri: Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK); Policia e Shtetit;
Agjensitë e zbatimit të ligjit të shtetit të Gjermanisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Një operacion i përbashkët i Interpol, Europol, Eurojust, me ndihmën e Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, çuan në ekzekutimin në Itali, Shqipëri, Spanjë, Gjermani dhe Holandë të 83 masave të sigurisë. Urdhër-arrestet u lëshuan nga Prokuroria Anti-Mafia e Firences.
Bëhet me dije se që në orët e para të mëngjesit të sotëm, karabinierë kryen ekzekutime në të gjithë territorin kombëtar dhe me mbështetjen e forcave policore shqiptare, spanjolle, holandeze dhe gjermane, në vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Operacioni çmontoi një organizatë të strukturuar kriminale të natyrës transnacionale të përfshirë, në nivele të ndryshme, në aktivitete të trafikut të drogës (kokainë, heroinë, MDMA, hashash dhe marihuanë), në Itali dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, si dhe në Shqipëri.
Hetimi kishte të bënte gjithashtu me zinxhirin e furnizimit me pakicë të të njëjtave substanca në rrethin e Firences. Operacioni ka nisur në orën 04.00 të mëngjesit në Itali dhe është zhvilluar në disa shtete europiane.
Hetimi ka nisur në vitin 2019 dhe ka të bëjë me trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali përmes anijeve që zbarkonin në Brindisi dhe nga Holanda përmes automjeteve me fund të dyfishtë.
Lini një Përgjigje