
Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Gora është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit.
Kjo nuk është hera e parë që ai paraqitet në SPAK, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur nëse paraqitet për t’u marrë në pyetje apo dorëzon dokumente.
Gora drejton bashkinë e Himarës, pasi kryetari i zgjedhur Fredi Beleri është i arrestuar nën dyshimin për shit-blerje votash në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës.
Shqyrtimi gjyqësor për Fredi Belerin është mbyllur dhe seanca e radhës do të mbahet me datë 13 Shkurt në orën 14:00, ku do të lexohet pretenca nga Prokuroria.
Lini një Përgjigje