
Një tjetër ngjarje e rëndë është zbuluar sot ku një 34-vjeçar ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe e ruante me kamera në banesë.
Gruaja ka deklaruar para hetuesve se 34-vjeçari pas kthimit nga Gjermania ka shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe gjithë kohën e shante duke e akuzuar edhe për tradhti.
Pre e dhunës nuk ka qenë vetëm bashkëshortja, por edhe 4 fëmijët e çiftit.
Nga kamerat e sekuestruara policia ka zbuluar pamjet e dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes.
34-vjecari në momente të ndryshme teksa luante me fëmijët ngrihej dhe ushtronte dhunë ndaj gruas.
Lini një Përgjigje