
Policia greke ka arritur të zbardhë një grabitje me armë të kryer në korrik të vitit 2023.
Pas hetimeve, policia ka identifikuar një prej tre autorëve të grabitjes me armë.
Ngjarja ndodhi më 27 korrik 2023 kur tre persona të maskuar të armatosur grabitën pikën postare “ELTA” në Mesinia.
Mëngjesin e asaj dite, dy persona të maskuar zbresin nga një fuoristradë dhe pasi thyejnë xhamin e pikës postare, hyjnë brenda.
Në kërcënimin e armëve të zjarrit tip “Kallashnikov”, kanë detyruar një nga punonjësit të hapë kasafortën, duke marrë prej andej rreth 135 mijë euro.
Pas kësaj, dy autorët kanë hipur sërish në fuoristradë, ku i priste një person i tretë i armatosur dhe janë larguar në drejtim të pa ditur.
Pas hetimeve 6 mujore, është arritur të identifikohet një nga autorët, i cili është shpallur në kërkim. Ai është Eduart Qëndrothanasi, 46 vjeç nga Saranda, me kombësi shqiptare e shtetësi greke. Ndaj tij janë ngritur akuzat “organizatë kriminale”, “grabitje”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje”.
Lini një Përgjigje