TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shkurt 2024, 11:00

Kërkohej në Itali për trafik droge, arrestohet 46-vjeçari në Golem

Shkruar nga Pamfleti

Kërkohej në Itali për trafik droge, arrestohet 46-vjeçari

Pjesëtari i një organizate kriminale, i shpallur në kërkim nga Italia, është arrestuar sot në Golem.

46-vjeçari është pjesëtar i një organizate kriminale me veprimtari në fushat e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Ai u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Pjesëtari”, i cili u zhvillua në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet zyrave homologe të Interpolit.

“Gjatë operacionit, në Golem, Kavajë, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar E. M., 46 vjeç.

Gjykata e Firences i ka caktuar 46-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprimtaritë kriminale të posedimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të kryera në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, thuhet në njoftim.

arrestohet trafik droge itali

Lini një Përgjigje