TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shkurt 2024, 12:06

U kapën me 1.5 kg kokainë, kush janë dy të rinjtë që furnizonin me drogë Astirin dhe Kombinatin

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me 1.5 kg kokainë, kush janë dy të rinjtë

Dy personat në foto, Envis Gorellari, 37 vjeç (majtas) dhe Fatjon Cici 33 vjeç (djathtas) janë të arrestuarit që u kapën sot në Tiranë me 1.5 kg kokainë.

Ata ishin furnizues të shpërndarësve në zonën e Kombinatit dhe Astirit. Ata merrnin shtëpi me qira, ku linin drogën dhe e përzienin, ndërsa më pas e ndanin në doza, gati për shitje.

Dy të arrestuarit u kapën në Bulevardin e Kasharit, ndërsa kokaina u gjet në banesën e Gorellarit.

Lënda narkotike së bashku me dy aparate celulare dhe një automjet, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa në kërkim është shpallur një bashkëpunëtor i tyre, me iniciale B. K.

Lini një Përgjigje