TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shkurt 2024, 15:37

Përplasje mes shqiptarëve në Angli, vritet me thikë 37-vjeçari nga Vlora

Shkruar nga Pamfleti
Përplasje mes shqiptarëve në Angli, vritet me thikë
Foto nga vendngjarja

Një 21 vjeçar shqiptar në Angli akuzohet për vrasjen e një 37 vjeçari. Policia britanike ka arrestuar Kozman Papa si të dyshuarin kryesor të vrasjes së një shqiptari tjetër.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, në veri të Londrës, ku urgjenca ka shkuar në adresën e ngjarjes dhe ka gjetur viktimën, i cili ishte plagosur me thikë, por ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Autori i akuzuar, Kozma Papa, 21 vjeçar ka dalë sot përpara një gjykate në Londër. Polica, e cila është duke hetuar ngjarjen, ende nuk e ka dhënë emrin e viktimës, as edhe motivet e mundshme të kësaj vrasjeje.

Papa është arrestuar nga Policia Metropolitane në dalje të Londrës. Në kuadër të hetimeve edhe një person tjetër, i moshës 30 vjeçare është arrestuar, por është liruar pa u ndërmarrë asnjë veprim ligjor ndaj tij.

Familja e viktimës është njoftuar nga policia dhe ajo po e ndihmon emocionalisht për të tejkaluar këtë humbje. Kryedetektivja e Police Metropolitane Caroline Hanies, ka thënë se po punojmë me organizatat partnere, për të mësuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe kush është përgjegjës.

Ndërkohë Scotland Yard thotë se kushdo që ka qenë dëshmitar i incidentit, që ka filmime nga kamerat e makinave apo te shtëpive do duhet të ndihmojë dhe lajmërojë menjëherë policinë. Edhe pse policia nuk e ka dhënë identitetin e viktimës, sipas mediave, ai është me origjinë nga Selnica e Vlorës dhe vjen nga një familje e cila më parë ka qenë në emigracion në Greqi, dhe që momentalisht jetojnë në qytetin bregdetar të Southendit, në juglindje të Anglisë.

sherr mes shqiptarëve angli

Lini një Përgjigje