TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shkurt 2024, 14:40

Monitoronte me kamera gruan në Kodër Kamëz, kush është Asqeri Mandri? Familjarët ishin në dijeni të dhunës

Shkruar nga Pamfleti

Monitoronte me kamera gruan në Kodër Kamëz, kush është

Personi në foto është Asqeri Mandri, 34-vjeçari që mbante ‘të burgosur’ bashkëshorten, në vilen e tyre në Kodër Kamëz.

Ai jetonte në Gjermani dhe prej dy vitesh ishte kthyer në Shqipëri. Gjatë këtyre ditëve, ai ka dhunuar fizikisht gruan, në praninë e katër fëmijëve. Ndërkohë, kamerat që kishte instaluar në banesë për ta monitoruar 24 orë në 24, kanë fiksuar edhe skenat e dhunës.

Edhe më të rëndë e bëjnë ngjarjen rrëfimet e të afërmve. Nëna e Mandrit pranon se ka pasur dijeni për kamerat, por i justifikon me faktin se “djali ishte xheloz”, ndërsa pretendon se vajza e tradhtonte.

34-vjeçari u vu në pranga dhe pritet të zbardhja dinamika e plotë e ngjarjes nga grupi hetimor.

Lini një Përgjigje