TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Qershor 2024, 17:54

Tjetër aksident me vdekje, zetori del nga rruga; ndërron jetë 55-vjeçari në Kuçovë

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër aksident me vdekje, zetori del nga rruga; ndërron jetë
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Kuçovë.

Aksidenti ndodhi në fshatin Perondi, ku mësohet se një zetor nga dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 55-vjeçari me inicialet R.K i cili drejtonte mjetin bujqësor.

"Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti buqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën", njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Kujtojmë se ky është aksidenti i dyti me pasojë vdekje sot. Një 24-vjeçar humbi jetën në Bypassin e Vlorës pasi u përplas me pjesën shkëmbore në anë të rrugës, ndërsa pasagjeri 23-vjeç ndodhet në spital. 

Lini një Përgjigje